E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca për gratë, Topalli takohet me Klinton

Liderët gra nga e gjithë bota u mblodhën në Vilnius të Lituanisë në Forumin Botëror të nivelit të lartë, me temë “Gratë promovojnë demokracinë”. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte e ftuar në këtë konferencë përkrah grave lidere si, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, Presidentja e Lituanisë, Presidentja e Finlandës, Presidentja e Kirgistanit, Presidentja e Kosovës etj. Gjatë konferencës së zhvilluar, Kryetarja e Kuvendit u takua edhe me Sekretaren e Shtetit të SHBA, Hilari Klinton. “Jozefina Topalli dhe zonja Hilary Klinton në fjalën e tyre mbështetën të njëjtin qëllim dhe të njëjtin koncept se, mospjesëmarrja e grave në vendimmarrje dhe demokracia kanë një kontradiksion”, - thuhet në njoftimin për shtyp të Kuvendit. “...Librat shkruajnë se: ‘Kur mbyllet njëra derë, hapet një tjetër’. Por, njerëzit shpesh dhe me keqardhje shikojnë aq gjatë te dera e mbyllur, saqë nuk e vërejnë atë që është hapur. Sot, shumë gjëra kanë ndryshuar. Çdo grua presidente këtu, çdo kryeministre, çdo ministre është si një portë e hapur”, u shpreh Topalli gjatë fjalës së saj në këtë konferencë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›