Bulqizë, plagoset minatori gjatë punës
BULQIZë- Aksident me plagosje të lehtë të një punëtori ka ndodhur dje në punë gjatë mbrëmjes brenda minierës së Bulqizës në nivelin 16-të kësaj miniere. 40 vjecari Afrim Rexha ndërsa ecte mbrapsht me një fadromë është përplasur me një traversë të armaturës. Mësohet se punëtori është aksidentuar në shtyllën kurizore. Ai u cua për mjekim në spitalin ushtarak në Tiranë. Burime nga ky spital bëjnë të ditur se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që po hetohet për shkaqet e ngjarjes.(m.a/News24/BalkanWeb)