Përmbytjet në Shkodër, Reuters pasqyron situatën e krijuar në vend

Pothuajse 5.000 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në shkodër, rajoni veriperendimor i Shqipërisë që është goditur rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Kështu shkruan agjensia prestigjioze e lajmeve, "Reuters", në materialin dedikuar situatës së krijuar në vendin tonë. "Reuters" vijon më tej , sipas përshkrimit të reporterëve të agjensisë, duke cituar burime të ministrisë së Brendshme se procesi i evakuimit të banorëve po vijon ende. Sipas këtij burimi, shifrat e fundit të dhëna për qendren e krizës së përmbytjeve, tregojnë se 2.475 shtëpi janë përmbytur dhe 10.000 hektarë tokë janë nën ujë. reuters saktëson se znat më të dëmtuara janë komunat e Dajcit, Velipojës dhe Bushati, por uji ka përmbytur edhe pjesë të qytetit të Shkodrës.
Shumë vende në rajon kanë dërguar ndihma në Shqipëri- thuhet më tej në informacionin e bërë publik nga "Reuters". Italia ka dërguar dy helikopterëve të transportit për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve, Greqia ka dërguar 25 zjarrfikës, Sllovenia ka ndihmuar me gjeneratorë të energjisë dhe një ekip emergjence, ndërsa Kosova ka kontribuuar duke ndihmuar Shqipërinë me një shumë prej 200,000 €urosh dhe ka dërguar edhe një ekip kërkim-shpëtimi të përbërë nga 32 ushtarë. Po sipas "Reuters"-it, një situatë problematike përvecc Shqipërisë, paraqitet edhe në Bosnje, e cila gjithashtu po vuan pasojat e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë ditëve të fundit. Të dielën, niveli i lumenjve ka arritur ne shifra rekord, raporton "Reuters" ndërsa saktëson se situata është më e rënduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit, ku shumë fshatra janë tërësisht nën ujë.