Bulqizë, plagoset minatori, i shpërthen kapsolla
Një minator është plagosur aksidentalisht sot paradite në minierën e Bulqizës pasi i ka shpërthyer një kapsollë plasëse.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një subjekt privat në minierën e Bulqizës ku minatorit, Muriz Uka 49 vjeç, i ka shpërthyer një kapsollë plasëse.
Menjëherë minatori është dërguar me urgjencë në spitalin rajon të Bulqizës dhe sipas mjekëve ai ka marrë plagë në kokë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/E.L/