Nëna akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj

Mistie Atkinson
Një grua në Kaliforni përballet me akuzën e inçestit, pasi ajo dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj biologjik, 16 vjeç.
Policia e Napa Valley ka deklaruar se e gjeti gruan e quajtur Mistie Atkinson, së bashku me djalin e saj në një dhomë hoteli në mars, ndërsa kishin regjistruar aktet e tyre edhe në celular.
Atkinson u deklarua e pafajshme në 9 mars, duke shtuar se regjistrimet në celular nuk ishin të vërteta. Sipas policive gruaja dhe djali nuk jetonin bashkë. 16-vjeçari ishte nën kujdestarinë e të atit.
Seanca e ardhshme gjyqësore ndaj Atkinson do të mbahet më 10 maj.
/Huffington Post/
Përgatiti: E.L