Greqi, bllokohen 217 kg kanabis, do shitej si djathë në Suedi
IGUMENICE - Zyrtarët e Departamentit të Narkotikëve arrestuan në Igumenicë 3 persona, duke shkatërruar kështu një grup të strukturuar, që merrte sasi të mëdha kanabisi nga një vend fqinj me Greqinë dhe e tregtonte atë në Evropën veriore.
Nga Departamenti i Narkotikëve në policinë e Igumenicës u arrestuan 3 shtetas, të moshës 58, 54 dhe 40 vjet, të cilët u kapën në flagrancë me 217 kg kanabis dhe që akuzohen për krijimin e një organizate kriminale dhe armëmbajtje pa leje.
Grupi i trafikantëve ishin ndarë në dy makina që ecnin pas njëra-tjetrës. Në njërën nga makinat udhëtonte 58 vjecari, i cili transportonte të ndarë nëpër çanta sasinë e kanabisit, ndërsa në një makinë tjetër ndodheshin 2 shtetas të moshës 54 dhe 40 vjeç, të cilët vepronin si pararendësit e automjetit të parë.
Nga hetimet rezultoi se para një viti, me qëllim tregtie të sasive të mëdha të kanabisit, tre personat kishin formuar një grup të strukturuar që kryente veprimtari të vazhdueshme, por policia nuk bën të ditur kombësinë e tyre.
Pas hetimit, policia greke tha se droga (kanabisi) hynte në Greqi nga një vend fqinj dhe transportohej më pas si një produkt bulmetor (djathë) në një punishte në Gardiki Thesprotia, pronë e 58 vjecarit të arrestuar.
Me makineri të posacme, droga përpunohej dhe paketohej në mënyrë hermetike në pako të vecanta dhe eksportohej si djathë së bashku me produktet e qumështit, në Stokholm, Suedi, përmes një kompanie transporti.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve u gjet një pistoletë «Zastava», 5 bajoneta ushtarake, 1 600 euro, 2 automjete dhe 3 telefona celularë, të cilët u konfiskuan.
Që nga fillimi vitit 2011, policia greke thotë se ka kapur 338 persona në 227 raste të trafikimit të drogës. Në këto aksione janë konfiskuar 4 tonë dhe 349 kg kanabis, 129 kg farë hashashi, 1 kg e 370 gramë heroine droga të tjera.
(s.g/balkanWeb)