E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, plagoset rëndëminatori 40 vjecar

BULQIZë- Aksident me pasojë plagosjen e një minatori ka ndodhur mesditën e sotme në brendësi të minierës së Bulqizës. 40 vjecari Gëzim Llani ka marrë plagë të rënda pasi është zënë poshtë nga një vagon me krom.

Mësohet se punëtori është në gjendje kritike për jetën ndërsa është transportuar me urgjencë, më anë të një helikopteri, drejt Spitalit Ushkarak në Tiranë.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›