Brukseli: Dyerte BE të hapurapër Malin e Zi
PODGORICë- Dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura për Malin e Zi, që duhet të vazhdojë forcimin e shtetit të së drejtës, deklaruan zyrtarë të lartë të BE-së, pas takimeve me kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç.
Gjukanoviç u takua me kryetarin e Parlamentit Evropian Jerzhi Buzek, me ministren evropiane të Punëve të Jashtme, Catherine Ashton dhe me kryetarin e grupit të punës të Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Eduard Kukan.
Zyrtarët e lartë të Brukselit kanë theksuar se perspektiva evropiane për Malin e Zi është e pakontestueshme.
Ata deklaruan se do të ketë përgjigje pozitive ndaj kërkesës malazeze për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Gjukanoviç deklaroi se Mali i Zi po bën gjithçka për të përmbushur kushtet e Brukselit dhe përsëriti se pret që deri në fund të vitit Podgorica të fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE dhe rekomandim për fillimin e negociatave për anëtarësim.
(e.n/mia/BalkanWeb)