E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, NATO: Situatae qëndrueshme përkundërincidenteve të rastit

BRUKSEL- Ministrat e Mbrojtjes në NATO thonë se siguria në Kosovë mbetet stabile pavarësisht incidenteve të dhunshme të rastit mes shumicës shqiptare dhe minoritetit serb.

Në një deklaratë të nxjerrë pas takimit thuhet se përgjigja ndaj ngjarjeve të fundit në Mitrovicë e ka dëshmuar nevojën për vigjilencë dhe rritje të kapaciteteve të Policisë së Kosovës.

Të mbledhur në një takim dy ditor në Bruksel ministrat e Mbrojtjes kanë diskutuar mbi reduktimin e trupave në Kosovë, por nënvizojnë se KFOR do të jetë prezent për sa kohë të jetë e nevojshme.

“E përgjithshmja tregon për një përmirësim të situatës së sigurisë e cila do të lejojë një reduktim gradual të prezencës ushtarake”- ka thënë dje sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

“Gjithashtu kam theksuar për një lëvizje të cilën ne e quajmë gate II, e cila do të vlerësohet në bazë të një analize politike ushtarake dhe unë mund tju siguroj se nuk do të marrin asnjë hap që do të ketë impakt negativ në situatën në Kosovë”- shtoi ai.
Në Maj Rasmusen tha se NATO planifikon që të reduktojë numrin e trupave nga 10 mijë në 5 mijë në fund të vitit
Gjatë drekës së punës të organizuar dje mes ministrave Rasmusen ka thënë se “mezi presim të ndërmarrim hapin tjetër, i cili ka të bëjë me një numër shumë më të vogël të trupave, por që do të vazhdojë të jetë një misioni i fortë dhe i aftë.“
KFOR është, duhet të jetë dhe do të mbetet i aftë për të mbajtur të gjitha përgjegjësitë në Kosovë, edhe kur të ketë përfunduar procesin e transferimit të kompetencave.”

NATO ka dëshiruar të dërgojë dhe një mesazh për popullin kosovar që pavarësisht prioriteteve të aleancës – Afganistani- NATO dhe KFOR do të mbeten të angazhuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe rajon.
(s.g/Balkaninsight/Europaelire/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›