E Diel, 1 Nëntor 2026

I humbur prej 48 orësh11 vjecari gjendet i mbyturnë Seman

BERAT- Është gjetur i mbytur trupi i 11 vjecarit nga Poshnje e Beratit i cili u deklarua i humbur prej 48 orësh. Policia informon se rrjedha e lumit Seman e kishte marrë trupin e të miturit. Disa banorë të fshatit Kallmë të Fierit kanë njoftuar policinë se kanë parë një fëmijë të mbytur në lumë. Pas identifikimit është konfirmuar se trupi i përkiste 11 vjecarit Gjergj Kalemasi. Familja denoncoi humbjen e tij dy ditë më parë. Polumbarët dhe forcat Renea nisën kërkimet në lumin Seman i cili kalon afër fshatit të tij pasi në breg të lumit ishin gjetur dhe rrobat e fëmijës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›