Gjykata dënonvrasësit e Triumf Rizës
PRISHTINE- Gjykata dënon me 40 vjet burg vrasësin e ish policit Triumf Riza. Gjatë seancës së zhvilluar sot, paneli i gjyqtarëve i kryesuar nga gjykatësi Mejdi Dehari, dënoi me dyzet vjet heqje lirie shtetasin Arben Berisha për vrasjen e ish policit dhe me dhjetë vjet burgim Fitim Avdiun nën akuzën e dhënies së ndihmës në kryerjen e veprës penale.
Personi i tretë që është dënuar për vrasjen e Rizës është Agron Berisha, i cili është dënuar me gjobë në vlerë prej dhjetë mijë euro.
Pavarësisht nga dënimi i shqiptuar të premten, urdhëruesit e kësaj vepre, që është bërë në vitin 2008, Enver Sekiraça dhe Ilir e Rrahim Abdullahu, vazhdojnë të qëndrojnë në arrati.
Ndaj vendimit të gjykatësit Dehari, palët e dënuara kanë paralajmëruar ankesë.
(e.n/Zeri/BalkanWeb)