Bulqizë, protesta kundër ndërtimit të ujësjellësit
Një protestë është zhvilluar nga banorë të fshatrave të komunës së Trebishtit në rrethin e Bulqizës. Ata kundërshtojnë ndërtimin e një ujësjellësi i cili do të shërbejë për të furnizuar me ujë fshatrat e komunës fqinje, Ostren.
BULQIZË- Dhjetra banorë të fshatrave të komunës së Trebishtit në rrethin e Bulqizës kanë dalë në një protestë. Të moshuar e të rinj, shumica nga fshati Glenjë me të cilët janë solidarizuar edhe banorët të tjerë të fshatrave të komunës së Trebishtit kanë udhëtuar disa kilometra nga banesat e tyre për të zhvilluar protestën në vendin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e një ujësjellësi, i cili do të shërbejë për të furnizuar me ujë fshatrat e komunës fqinjë Osten. Sipas tyre kjo komunë ka burime ujore të ndërtojë hidrocentrale dhe nuk vuan për ujë të pijshëm. Indinjata e tyre ka të bëjë me devijimin e projektit dhe financimin e tij në mënyrë abuzive.
Kryetari i komunës së Trebishtit, Fitim Balla deklaron se Këshilli i kësaj njësie vendore nuk e ka miratuar kërkesën për ndërtimin e kësaj vepre.
Banorët e këtij fshati kanë deklaruar se do të përdorin të gjitha mjetet e ligjshme deri sa të arrihet anullimi i këtij projekti. (e.n/News24/BalkanWeb)