Dita e të moshuarve, qeveria premton më shumë vëmendje
Më tepër vëmendje dhe rritje të pensionit kanë qënë premtimet e 2 ministrave në ditën ndërkombëtare të moshës së tretë. Sindikata e pensionistëve dhe metalurgët kanë ngritur zërin në emër të kërkesave të tyre.
TIRANE- Shtëpia e të moshuarve në kryeqytet është vizituar në Ditën Ndërkombëtare të të moshuarve nga ministri i Punës, Cështjeve sociale dhe Shanseve të barabarta, Spiro Ksera. Në takimin e tij me të moshuarit, Ksera ka premtuar më shumë vëmendje dhe rritje të pensioneve.
“Jemi të angazhuar dhe kemi hartuar tashmë një dokument shumë të rëndësishëm me të cilin do të arrijmë të vijmë sa më afër si qeverisje tek të moshuarit” u shpreh ministri Ksera.
Në lidhje me kushtet dhe vëmendjen ndaj të moshuarve nuk kanë munguar as kritikat bga ana e Partisë Socialiste përmes deputetit Ilir Gjoni.
“në njësinë bashkiake numër 3 ne kemi edhe shtresa të tjera të cilat janë në nevojë, të cilët kanë nevojë për një përkujdesje dhe vëmendje më të madhe nga ana e shtetit dhe nga ana e organeve të pushetit lokal.” u shpreh deputeti socialist.
Ndërsa ministri i shëndetësisë Petrit Vasili i cili ka vizituar Poliklinikën numër 8 në kryeqytet premtoi se qeveria do të zbatojë politikë të re shëndetësore për moshën e tretë.
“Elementët thelbësorë që kanë të bëjnë me monitorimin e shëndetit të të moshuarit dhe ndjekjen e tij në mënyrë të përditshme me prioritet nga mjekët dhe infermierët. Kjo është fillesa e një reflektimi të madh i cili nuk mbaron këtu. Ne kemi një program në të cilin përfshihen në formë të spikatur problemet e moshës së tretë ku ne si shëndetësi kemi problem madhor atë të shëndetit” u shpreh ministri Vasili.
Federata e Sindikatave të pensionistëve i ka kërkuar parlamentit të miratojë sa më shpejt ligjin e moshës së tretë për të ndihmuar pensionistët, duke argumentuar se ai gëzon mbështetjen e të gjithë forcave politike.
Një tjetër kërkesë ka ardhur nga Federata Sindikale e Metalurgëve për riformulimin e projekt ligjit për uljen e moshës së pensionit. (e.n/News24/BalkanWeb)