Bulqizë, punëtorin e zë kazani me krom
Burime nga Bulqiza bëjnë të ditur se një punonjës është plagosur teksa po punonte në fabrikën e pasurimit të kromit. Sipas uniformave blu Kadri Koçi ishte brenda në ambientet e fabrikës kur është zënë poshtë nga një pjesë e kazanit të një trajleri që shërbente për transportimin e sasisë së kromit.
Punëtori 54- vjeçar mori plagë të rënda. Ai është transportuar urgjentisht në Tiranë me anë të një helikopter. Sipas policisë ngjarja është klasifikuar si aksidentale.