E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, sherr mes bandave të kromit, 2 të plagosur

Gjatë përleshjeve mes bandave të kromit në Bulqizë janë plagosur dy persona ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e dy personave të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytetit të Bulqizës ku si pasojë e një sherri për kromin kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari Astrit Shehu dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
 

Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spital ku 34-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë ndërsa i plagosuri tjetër ka lënë spitalin pas mjekimeve që ka marrë.
 

Ndërkohë policia ka arrestuar edhe dy persona të cilët dyshohen se janë përfshirë në ngjarje ndërsa mësohet se njërit prej të arrestuarve i është gjetur edhe një armë tip shot gan.
 

Gjithashtu policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›