E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, goditi me sopatë ushtarakun, pranga 48-vjeçarit

Policia e Tiranës arreston një 48 vjeçar i cili akuzohet për plagosjen e një punonjësi të repartit ushtarak në kryeqytet.
 

Në pranga është vënë Fiqiri Trimi 48 vjeç, lindur e banues në Ndroq të Tiranës.
 

Arrestimi i tij u krye sepse në dje rreth orës 08.30, në lagjen e re Ndroq Tiranë, për motive të dobta, ka goditur armë të ftohë një punonjës të Repartit Ushtarak Tiranë.
 

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Goditjes për shkak të detyrës”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›