E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro pëson rënie në tregun valutor

TIRANE- Euro ka pësuar rënie në tregun tonë të këmbimit, pas rekordit të shënuar pak ditë më parë. Nga vlera e 141 lekëve, monedha e Eurozonës ka arritur sot në 139.1 lekë, duke qenë një lajm i mirë për qytetarët. Ndërkohë dollari blihet me 102.1 lekë dhe shitet me 102.7 lekë. Përfaqësuesit e agjencive valutore shpjegojnë se euro do të vazhdojë të ruajë këto nivele. Sipas tyre, flukset e shkëmbimeve ka qenë normale dhe se rënia e monedhës së përbashkët europiane ëhstë shkaktuar nga ecuria e bursave.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›