E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama në Strazburg për të hequr vizat, PS: Do ju çlirojmë nga Berisha

TIRANE- Partia Demokratike deklaron se misioni i krytari i PS-së Edi Rama në Strazburg ka qenë për bllokimin e vizave. Në një deklaratë për shtyp sot në mesditë zëdhënësi i grupit parlamentar i PD-së Gent Strazimiri tha se misioni “i turpshëm” në Strasburg dështoi dhe se dje “kryeautori i puçit të 21 Janarit, me gjuhë ordineri shprehu në medja, dufin e tij të madh për disfatën e tij të plotë në Strasburg”.

“Kreu i bllokmenëve të rinj etiketoi me gjuhën ordinere mazhorancën legjitime të vendit, sepse në Strasburg, deputetët e të gjitha grupeve, jo vetëm hodhën poshtë me neveri, përpjekjet e tij dhe të
lobit racist antishqiptar për anullimin e vizave për shqiptarët apo saknsione të tjera, por dënuan njëzëri dhunën dhe përdorimin e saj për marrjen e pushtetit, si dhe shndërrimin e PSSH në një parti dhunë nga zoti Rama dhe bllokmenët e rinj.”- deklaroi Strazimiri. Strazimiri vazhdoi më tej sulmet ndaj Ramës duke e akuzuar se ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në monumentin e zi të korrupsionit, dhe se është fajtor për vrasjet e 21 janarit.

AJTYRESA: STRAZIMIRI, PAPAGALL I BERISHES
Në kundërpërgjime të zëdhënësit të grupit parlamentar të PD-së, deputetja socialiste Megi Ajtyresa tha se “Opozita po lufton edhe për çlirmin tuaj, të të gjithëve ju që papagalloni fjalët që ju fut në gojë Saliu dhe turpëroni veten e njerëzit tuaj me mungesën e trishtueshme të personalitetit. “
Sipas saj “largimi i Saliut do largoj nga ekranet e tribunat këtë gjuhë primitive urrejtjeje e padije, këtë baltë që s’ka lidhje as me Europën as me traditën shqiptare, po veç me ultësinat morale ku lëngon sot ky pushtet hajnash.
"Ju zoti Strazimiri dhe të gjithë shërbyesit e Saliut do vazhdoni të flisni kështu për turp deri kur opozita tju çlirojë edhe juve nga ai që vodhi zgjedhjet me vjedh shqipninë e pastaj vrau për me vazhu me vjedh."- mbylli deklaratën e saj deputetja socialiste.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PD: Rama në Strazburg për të hequr vizat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›