E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata ndryshon masës e sigurisë për Paro Laçin

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në arrest shtëpie për Paro Laçin, i cili akuzohet për veprën penale të mashtrimit dhe korrupsionit.
 

Trupa gjykuese ka dhënë një masë më të butë për ish- administratorin e klubit sportiv Partizani.
 

Ndërkohë prokuroria e akuzon Laçin se i ka premtuar një biznesmeni se do të ndërhynte tek zyrtarë të lartë të Ministrisë së Ekonomisë për ti siguruar atij një leje minerare në Minierën e Bulqizës.

Po sipas akuzës, për sigurimin e lejes Laçi ka kërkuar 75 mijë euro, nga të cilat atij i janë dorëzuar 40 mijë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›