E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, vdes minatori 65 vjecar, aksident në punë

BULQIZE-Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në një nga minierat e Bulqizës. Burime për TVNews24 bënë të ditur se sot paradite në minierën e Krastës është aksidentuar për vdekje minatori Muharrem Omuri 65 vjec.

Sipas të dhënave të para aksidenti ka ndodhur brenda në galeri ku 65 vjecari po punonte. Muharrem Omuri nga qyteti i Kukësit mendohet të jetë personi që ka humbur jetën. Ende të paqarta rrethanate vdekjes së minatorit.

Vdekja e Omurit vjen pak ditë pas protestave që Shoqata e Minatorëve bëri para selisë së qeverisë me kërkesat e tyre për rishikim të statusit të Minatorit, pagat, moshën e daljes së pension etj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›