Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (18)

Strategjia e ushqimeve që fshihet në tufa lulesh
- Me ikjen e Klosit, për Xhaçkën greva s’kishte më kuptim, prandaj edhe u shpik urgjenca –
- Studimi/Mosha mesatare e protestuesve dhe e grevistëve, 72 vjeç
- Në mitingun e djeshëm, Veliaj, i kthyer nga një gosti e fshehtë, llafosi pa pengesa...
Ditë “e zezë”, ka qenë ajo e djeshmja për çadrën e ngujimit, ku pretendohet se zhvillohet një grevë urie. Dalja e Olta Xhaçkës, i ka lënë pa fjalë të gjithë “të mbeturit” e çadrës. Trishtimi mbizotëronte dje në ambientet e ngujimit.
Duke e konsideruar Oltën si katalizatorin që provokonte rritjen e adrenalinës të secilit prej tyre, me largimin e saj, adrenalina ia la dje vendin pesimizmit.
Më i pikëlluari dukej Erion Veliaj, i cili nuk e la pa e shprehur superpikëllimin e tij edhe në fjalimin rutinë të orës 18.00.
Megjithëse Erioni kërkoi një shprehej solidariteti nga pjesëmarrësit në protestën e zakonshme, askush “nuk e pordhi” dhe askush nuk mori mundimin të duartrokiste në shenjë solidariteti me Oltën, sikurse ju kërkoi Erioni.
Trishtimi i madh i Erion Veliajt, lidhej edhe me një arsye tjetër, që kishte të bënte me trishtimin për atë , se gjithë të rinjtë po dalin nga çadra, ku mosha mesataret e personave që gjenden brenda saj, llogaritet në 72 vjeç.
në këtë pikë, Erioni ngushëllohej disi, kur i mbushte mendjen se me moshën e tij të re, po jepte një kontribut edhe më të madh, duke mos lejuar rritjen e moshës mesatare të grevistëve “të mbetur”, mbi 72 vjeç.
Përpos trishtimit dhe pikëllimit që kishte pushtuar dje çadrën e grevës së pretenduar të urisë, vetë Olta nuk e fshinte gëzimin e madh, jo që po linte ambientin e ngujimit, por që kishte arritur të bindte organizatorët e grevës se ajo ishte sëmurë dhe se duhet ët shkonte urgjent në spital..., pranë Blendi Klosit.
Me ikjen e Blendi Klosit, ajo e kuptoi se greva s’kishte kuptim, e prandaj edhe u shpik mizanskena. E ndërsa OLta linte dje çadrën, dukje qartë që ajo, nëpërmjet celularit që mbante në dorë, dërgonte SMS, për të cilën, gojët “e liga” bënin të ditura se po ia dërgonte Blendi Klosit, ku e lajmëronte se “po vij”...
Largimin e Oltës nga çadra e grevës së pretenduar të urisë, e ka përjetuar dje keq, por sipas mënyrës së saj edhe Shegushe Ligori. Shegushja, e cila që kur hyri, hyri “për inat të Oltës”, “bëri namin dje”, pasi Olta shkoi në spital. Organizatorët e grevës, duke e parë se Shegushja “e kishte ndarë mendjen: se do të dilte nga çadra, mbrëmë në darkë, i dhanë edhe asaj lejen “për tu sëmurur” dhe e dërguan në spital, ku të ishte sërish afër Oltës, “për t’ia nxirë” sërish...
* * *
Thonë, që njeriu, kur është shumë i gëzuar, apo edhe shumë i mërzitur, ka një oreks të paparë. Një oreks të madh për të ngrënë, ka demonstruar dje edhe Erion Veliaj. Sigurisht, sipas atyre që thonë, ky oreks i Erion Veliajt, e kishte “zanafillën” te mërzitja e tij e madhe për largimin e Olta Xhaçkës nga çadra.
Në trishtim e sipër, mësohet se menjëherë pasi ishte larguar Olta, Erion ishte “zhytur” në një cep të çadrës dhe ishte shtruar në një gosti, me gjithë të mirat.
Ai mund të vazhdonte të hante, e të hante, e të hante..., po të mos e kishin thirrur gjatë protestës s mbrëmshme, ku ai nuk mund të rrinte pa thënë dy fjalë....
Kur i erdhi radha, të thoshte edhe ai dy fjalët e veta, të gjithë, çfarë ishin jashtë, çadrës dhe e ndiqnin Erionin nëpërmjet televizorit, nuk e fshihnin habinë, që ai në ditën e 18 të grevës së urisë, “llafoste bilbil” dhe “gjuha i priste brisk (jo si ai brisku i rrojës që ju thye Famtir Xhafajt).
Dhe në këtë shprehej energjie të pashfrenuar, Erion Veliaj, foli dhe për çfarë nuk foli, foli edhe “për fëmijët tanë”, sikurse u shpreh ai vetë në ligjëratë të drejtë.
Kur Erion Veliaj artikuloi frazën, “ne luftojmë edhe për fëmijët tanë”, Fatmir Xhafaj, mësohet se i tha në vesh Ilir Beqajt, “po ky s’ka fëmijë, për ‘ç’fëmijët tanë’ e ka fjalën”. Pas kësaj, Ilir Beqja ia pret, “Lëre..., lëre, mua ky më duket edhe si impotent, dhe ta imagjinoj edhe me fëmijë, duhet të sforcohem shumë”.
* * *
Dje Fatmir Xhafaj ishte “zyrtarisht” 51 vjeç e 1 ditë.
“E dhe po pastaj, do të ironizojë ndokush me të drejtë. Sot do të jetë 51 vjeç e 2 ditë. ç’lidhje e ç’kuptim ka kjo?”...
Në fakt, ka edhe s’ka lidhje...
Por duke qenë se ende “është në fuqi” ajo fraza popullore se “çudia më e madhe tre ditë zgjat”, çudia që Edi Rama, i dërgoi një tufë lulesh Fatmir Xhafajt, ka ngrënë dje kohën më të madhe të diskutimeve të “të mbeturve” në çadrën e ngujimit.
Sikur, tufa e luleve të ishte vetëm një tufë lulesh, nuk do të kishte vend që çudia të zgjaste, jo tre ditë, por as një ditë. Por, diskutimi i djeshëm, kishte “një bazë” reale, që as më shumë e as më pak, e merrte ngacmimin nga fshehja brenda tufës së luleve e çokollatave e salsiçeve, të cilat u shijuan me endje gjatë gjithë ditës së djeshme.
Edhe në këtë “të shijuar”, nuk reshtnin fjalët më të mira për Kryesocilistin Edi Rama, që kishte menduar për ata, nëpërmjet një zgjidhje origjinale, ku tufa e luleve, mori dy ditë më parë, një vlerë shumë më të madhe, nga çokollata dhe salsiçet e shijshme të fshehura në të.