E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PD: Greva e opozitës, kamping në Bulevard

Deputetja e Partisë Demokratike, Adriana Gjonaj e cilësoi dje grevën e urisë së opozitës "një kamping në bulevard". "Një kamping në bulevard është padyshim një performancë e re. Por për të populluar çadrat duheshin edhe para dhe me para në dorë protestuesit do të ishin më të angazhuar", tha deputetja Gjonaj në një deklaratë për mediat. Sipas saj, "me studimet e fundit, Edi Rama zbuloi se njeriu nuk ka nevojë as të ushqehet. Siç po e dëshmojnë tek çadrat edhe pas 18-ditëve ata që ushqehen me frymën dhe erën e luleve të Edvinit dhe janë “më të fortë se kurrë.”
"Tani që u zbulua se jetohet me frymë dhe paguhet në dorë, Rama thotë se ka kërkesa të shumta për kamping. Aty mund të hysh, mund të dalësh, mund të kthehesh, mund të ikësh prapë", tha Gjonaj në deklaratën e saj.

Deputeti i PS-së, Edmond Spaho

“Interesat e Edi Ramës, nuk do të pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Europës”

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho deklaroi dje se, "interesat personale të Edi Ramës nuk do të bllokojnë rrugën e Shqipërisë drejt Europës".
Në një konferencë për shtyp, Spaho tha se, "Rama, Ruçi dhe bllokmenët e tjerë të rinj e të vjetër kërkojnë pushtet në tavolinë dhe për këtë, ata nuk njohin zgjedhjet më të mira dhe shkelin ligjin e demokracinë”.
Në këtë drejtim ai tha se, “Rama refuzon Prokurorinë që ka instrumentet në rast prove për të hapur kutitë, refuzon Kushtetutën, Gjykatën Kushtetuese si dhe Komisionin e Venecias”.
“Për të marrë pushtetin me dhunë, Rama urdhëron bllokimin e rrugëve, ndërtimin barbar të kampingut të çuditshëm dhe paguan protestuesit me para në dorë", tha Spaho.
Sipas tij, "për të mbuluar dështimin dhe çuditë e çadrave, Edvin Rama ky sadist, në kundërshtim me rregullat e grevës ka hapur së fundmi tenderin për grevë me rrotacion".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›