Bulqizë, vritet me thikë një 25-vjecar
BULQIZE- Rreth orës 19:00 të mbrëmjes një 25 vjecar është vrarë me thikë në fshatin Krastë të Bulqizës. Njarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur për motive të dobëtaa, ndërsa policia ka identifikuar autorin e krimit. Ai është fqinji i 25-vjecarit Fatos Daxha. Forca të shumta policie janë vënë në ndjekje të autorit Gëzim Tomaj, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Vrasësi përfitoi nga moti i keq, por policia mundi që pas një ore të rrethonte zonën ku ai fshihej, dhe të vërë në praga autorin. Arrestimi i tij është bërë në kushte të vështira, pasi në zonën ku fshihej vrasësi trashësia e borës arrinte deri në 1 metër. Pritet që forcat blu të Bulqizës të zbardhin motivet e sakta të vrasjes.(m.a/BalkanWeb)