E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpallen nesër çmimet Kombëtare të Letërsisë për 2009, “Penda e artë”

Izaura Ndoj
E cilësuar si një nga evenimentet më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, ndarja e çmimeve të letërsisë për vitin 2009 do të mbahet nesër në sallën “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës. Çmimet e përvitshme të letërsisë, tashmë kanë ndërruar emër nga “Penda e artë dhe e argjendtë”, duke u bërë “Çmimet Kombëtare të Letërsisë”. Juria e këtij konkursi përbëhet nga: Mark Marku-kryetar, Bardhyl Londo-anëtar, Pardi Teferiçi-anëtar, Agron Gjekmarkaj-anëtar, Mirela Kumbaro-anëtare. Në këtë ceremoni do të marrë pjesë vetë Ministri i Kulturës, z.Ferdinad Xhaferraj dhe personalitete të artit. I cilësuar si një nga evenimente më të rëndësishme të kulturës letrare shqipe, juria e përbërë nga personalitete të njohura të artit shqiptar ka shqyrtuar të gjitha veprat nga autorët shqiptarë që janë botuar gjatë viti që lamë pas. Disa kohë më parë burime nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sinjalizonin për mbylljen e këtij konkursi rreth datës 20 dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që mbyllja e këtij konkursi në datën 20 dhjetor do të linte jashtë konkursit botimet e javës së fundit të dhjetorit. Për këtë arsye u shty dhe data e shpalljes së fituesve. Juria ka një ndryshim të vogël kësaj here. Zija Çela i cili mbulonte seksionin e prozës në veçanti është zëvendësuar nga Bardhyl Londo. Juri do të vlerësojë cilat janë veprat më të mira të letërsisë dhe kulturës kombëtare, botuar gjatë vitit 2009, pasi të ketë shqyrtuar dhe zgjedhur nga prurjet e 120 shtëpive botuese shqiptare. Në gjykim merren vepra të botuara në mënyrë legale në territorin e Shqipërisë, nga rreth 120 shtëpi botuese. Çmimet që do të jepen janë: Çmimi Gjergj Fishta - autorit që me esenë e tij ka ndikuar në mënyrë të veçantë në mendimin kombëtar shqiptar; Çmimi Faik Konica - autorit që me anë të studimit ose kritikës ka ofruar zbulime ose interpretime bashkëkohore në fushën e kritikës letrare; Çmimi Fan Noli - për përkthim nga gjuha e huaj në shqipe. Çmimi Mitrush Kuteli - për prozën e shkurtër; Çmimi Petro Marko - për romanin. Çmimi Migjeni - i jepet autorit që ka mundur të përcjellë tek lexuesi modele të reja dhe një nivel të spikatur letrar; Çmimi Lasgush Poradeci - për vepër poetike; Çmimi Jusuf Vrioni - për përkthyesin në gjuhë të huaj; Çmimi At Donat Kurti - për shkrimtarin për fëmijë; Ka edhe çmim karriere që deri para dy vitesh është identifikuar me emrin “Penda e Artë”. Ndërkohë që bëhet e ditur se shkrimtari Zija Çela është deklaruar garues në këtë konkurs për romanin e tij “S.O.S një buzëqeshje”. Ky konkurs ka një traditë shumë të gjatë, disa vjeçare, por gjithmonë ka pasur ndryshime nga viti në vit. Në fillim ka qenë romani më i mirë i vitit, libri më poezi më i mirë i vitit. Ky projekt është shumë i domosdoshëm për vlerësimin e kualiteteve më të mira. dhe konsiderohet si një përkujdesje e ministrisë ndaj kulturës së shkruar. Çdo edicion ka vlerësime, por ka dhe kontestime, pasi pjesa më e madhe janë ato që janë që nuk mund të marrin trofetë.
“Penda e artë” në 2008, fiton Kadareja
Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve ka vlerësuar shkrimtarët më të mirë të vitit 2008. Ministri Ylli Pango i ka dorëzuar çmimin e madh për letërsinë (më parë “Penda e artë”) shkrimtarit Ismail Kadare për romanin “Darka e gabuar”. Juria e përbërë nga Mark Marku, Mirela Kumbaro, Parid Teferiçi, Agron Gjekmarkaj dhe Zija Çela i akorduan çmimin për romanin më të mirë, “Petro Marko”, shkrimtarit nga Kosova Mehmet Kraja, për romanin “Selvitë e Tivarit”. Çmimin “At Gjergj Fishta”, për esenë më të mirë e mori Prof Artan Fuga për librin “Brirët e Dhisë”. Studiuesi Jorgo Bulo u vlerësua me çmimin “Faik Konica”, për studimin e veprës së plotë të Andon Zako Çajupit. Si autori i ri më i mirë për 2008-ën u cilësua Alba Shala. Ajo mori çmimin Migjeni për librin e saj “Papa dixhital”. “Gjallë unë pashë” është vëllimi poetik për të cilin Preç Zogaj u vlerësua me çmimin "Lasgush Poradeci". Për kontributin e dhënë për sjelljen në shqip të veprave të mëdha të letërsisë botërore pesë anëtarët e jurisë e kanë ndarë çmimin "Fan Noli" mes përkthyesve Pashk Gjeçi dhe Shpëtim Çuçka. Të dy kanë sjellë në shqip të njëjtën vepër, “Faustin” e Gëtes, i paëri në dialektin gegë dhe Çuçka në gjuhën standarde. Përkthyesi i veprave shqip në gjuhën angleze John Hodgson u vlersëua me çmimin “Jusuf Vrioni”

1 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›