Bulqizë, zjarri djeg një banesë, shpëtojnë familjarët
Flakët në çatinë e ndërtesës janë pikasur nga një kalimtar i rastit, i cili ka lajmëruar familjarët, duke i nxjerrë prej andej.
Kjo ka bërë që të shmanget një tragjedi e mundshme, pasi familjarët ishin në gjumë në momentin e shpërthimit të flakëve.
Pas kësaj, banorët e ndërtesës, kanë lajmëruar forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Policia, pas hetimeve të para, tha se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Dhjetë persona tashmë kanë mbetur jashtë dhe të pa strehë, në pritje për të gjetur një vend tjetër për të banuar.