E Shtunë, 31 Tetor 2026

Balak-Xho Kol, lamtumirë çelsi!

Me anë të një komunikate në faqen e internetit, çelsi ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 korriku, të dy futbollistët janë të lirë të kalojnë në skuadra të tjera. Për mesfushorin anglez alternativat janë sërish nga Premier Liga: Mançester Junajtid dhe Totenhemi janë destinacionet e mundshme. Kurse për gjermanin, një mundësi është Reali i Hoze Mourinjos.

Xho Kol ishte e para blerje e presidentit Abramoviç në vitin 2003. Manjati rus i pagoi Uest Hemit 6.6 milionë stërlina (rreth tetë milionë euro) për ta sjellë në “Stamford Bridge”. Kol ishte protagonist në dy titujt e fituar nën drejtimin e Hoze Mourinjos (2005 dhe 2006).

Pikërisht nën urdhrat e trajnerit spanjoll mund të përfundojë “i përjashtuari” tjetër, Mikael Balak. çelsi i ofroi 33-vjeçarit një rinovim të kontratës edhe për një vit, por mesfushori kërkon një marrëveshje dy vjeçare. Në vend të tij, Karlo Ançeloti kërkon Bastian Shvajnshtajgerin, të të cilin Bajerni i Mynihut e vlerëson me rreth 30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›