Bum arrestimesh në Tiranë, goditen bandat e adoleshentëve
Fundjava për policinë e kryeqytetit duket se jo vetëm nuk ka qenë pushim, por tejet e ngarkuar me operacione arrestimesh, duke goditur veçanërisht bandat grabitëse të adoleshentëve. Nëntë ka qenë numri i personave të arrestuar nga policia e kryeqytetit për veprën penale të vjedhjes në harkun kohor të 48 orëve të fundit.
Kështu mësohet se strukturat e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të disa vjedhjeve të ndodhura në juridiksionin e këtij komisariati. Nga puna hetimore e bërë u arrit të identifikohen autorët e mitur, të cilët dyshohen të jenë shtetasit A.Ç. dhe A.M., respektivisht 12 vjeç, lindur e banues në Tiranë. Këta dy të mitur dyshohen se kanë realizuar vjedhjen e një banese ku kanë marrë 12000 euro dhe një aparat "Dixhitalb". Po ashtu u dokumentua implikimi i tyre edhe në vjedhjen e një biçiklete, ku rezultoi se autorët kanë hyrë në banesë nëpërmjet derës, të cilën e kanë dëmtuar. Gjithashtu, policia u ka vënë prangat minorenëve I.Q., 14 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, dhe E.Gj., 15 vjeç, lindur e banues në Laç. Arrestimi i tyre u bë sepse dyshohen që në bashkëpunim edhe me një tjetër bashkëmoshatar të tyre, i kanë marrë me dhunë një shtetaseje varësen e floririt, vjedhje kjo e ndodhur në rrugën "Komuna e Parisit". Ndërkohë mësohet se forcat e rendit kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Liman Xhaferr Pallhasi, 36 vjeç, banues në Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Po për konsumim të veprës penale të vjedhjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit Renald Tomorr Tahiri, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u bë sepse dy ditë më parë dyshohet që në Rrugën e Kavajës ka tentuar të vjedhë kasën e parave të një dyqani pastiçeri, në pronësi të një shtetaseje. Dy ditë më parë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bujar Petrit Perçi, 36 vjeç, lindur e banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë për arsye se në Sharrë është kapur në flagrancë, duke tentuar të vjedhë magazinën (materiale ndërtimi) e një firme private. Arrestimet u realizuan pas shumë sinjalizimeve nga banorët, se grabitjet ishin bërë të shpeshta në këtë zonë. Ndërkohë, gazeta "Shqip" njoftoi dje që policia ka zbatuar urdhrin e ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit F.L., 16 vjeç, lindur dhe banues në Shkozë, Tiranë dhe Erton Hykollari, 19 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Shkozë, Tiranë, i proceduar më parë për vjedhje. Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohen që në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë të katër vjedhjeve të çantave të dorës së disa qytetareve, gjë që e bënin duke përdorur një motor. Nga një hetim intensiv u bë i mundur dokumentimi ligjor i këtyre vjedhjeve, ndërkohë që në lidhje me këtë grup kriminal, i cili kishte përhapur panik në banorët e zonave të kryeqytetit ku vepronte, po punohet për identifikimin dhe kapjen e tjerë bashkëpunëtorëve në këto vjedhje.
Re.kro.