Kapet në Itali shqiptari, i grabiti 6 mijë dollarë një italiani
Arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar për grabitjen e 6 mijë dollarëve një shtetasi italian me iniciale N.M., në Durrës, në vitin 2006. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Shtetit, të cilat thanë se në bashkëpunim mes Interpol Tirana dhe zyrës së Interpol Roma është arrestuar në Itali shqiptari i kërkuar për vjedhje, Dritan Brahilika. "Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, në datën 6 nëntor 2009 është bërë arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë, i shtetasit Dritan Hajdar Brahilika, vjeç 25, lindur në Burrel", tha policia. Sipas saj, i arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 334, datë 22.05.2006, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg, për veprën penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim". Personi i prangosur në Itali akuzohet se në bashkëpunim me Argent Brahilikën, në datë 21 mars 2006, i kanë vjedhur një sasi prej 6000 dollarësh kanadezë shtetasit italian
N.M.
N.M.