PLL, Spahia: Referendum për të kthyer monarkinë
TIRANE-Partia Lëvizja e Legalitetit propozon rikthimin e monarkisë si të vetmin opsion sipas saj që do t'i japë fund krizave të herëpashershme politike në vend.
Në një prononcim të djeshëm për "Gazeta Shqiptare", kreu i kësaj partie, Ekrem Spahia, njëherësh zv/ministër i Mbrojtjes, deklaroi se ky duhet të jetë një variant që duhet të bëhet pjesë me patjetër e debatit të hapur sëfundmi për ndryshimet kushtetuese. "Me qëllimin për të shmangur riciklimin e krizave të herëpashershme politike, gjykoj se thirrja e një referendumi të përgjithshëm për formën e qeverisjes, republikë ose monarki kushtetuese, është një nga opsionet më të mira që duhet të bëhet pjesë e diskutimeve për ndryshimin e ligjit themeltar të shtetit. Kushtetuta e garanton thirrjen e një referendumi ndaj dy partitë e mëdha duhet ta gjykojnë me seriozitet këtë propozim që ofrojmë ne", u shpreh Spahia, duke shtuar mandej se "Shqipëria do të ishte më mirë të drejtohej nën regjimin mbretëror sesa nga një president".
Më 29 qershor 1997, për herë të parë pas rënies së komunizmit, u zhvillua referendumi i përgjithshëm për formën e qeverisjes me alternativat: "Republikë" ose "Monarki Kushtetuese". Rezulati përfundimtar i referendumit u shpall nga KQZ më 13 korrik 1997, sipas të cilit fitoi forma e qeverisjes "Republikë" me 904.359 vota ose 66,75 %. Monarkistët e kontestuan ashpër këtë vendim. Pretendenti për fronin mbretëror, Leka Zogu I, organizoi dhe një tubim të madh proteste në sheshin kryesor të kryeqytetit me simpatizantë të legalitetit dhe mbështetës të monarkisë. Turma, iu drejtua Pallatit të Kongreseve, ku ishte i vendosur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në momentin kur pretendenti për fronin e Shqipërisë, Leka Zogu i Parë u shfaq i armatosur dhe me veshje ushtarake, përkrahësit e tij filluan të konfliktoheshin me forcat e policisë duke shkaktuar një tensionim të situatës. Të shtënat me armë zjarri në ajër, bënë që një pjesë e mbështetësve të mbretit të largoheshin në drejtime të ndryshme. Gjatë kësaj përleshjeje mbeti i vrarë Agim Gjopali. Pas këtij incidenti dhe të shtënave me armë zjarri mes forcave të policisë dhe përkrahësve të mbretit, manifestuesit u shpërndanë në drejtime të ndryshme dhe nuk u kuptua se kush qëlloi mbi të ndjerin. Çështja u hetua pak kohë më vonë dhe gjykata mori si të pandehur për kryengritjen Leka Zogun.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)