E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak, PS-LSI propozon Dalipin në vend të Kosovrastit

dalipi-ok1Tiranë- Pas paralajmërimit të djeshëm, sot është bërë zyrtarizimi i aleancës PS-LSI edhe në këshillat vendorë. Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Tiranës kanë propozuar shkarkimin e kreut të këshillit Njazi Kosovrasti dhe emërimin në krye të tij të Aldrin Dalipit.

Në mbledhjen e sotme ishte i pranishëm dhe kreu i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri, i cili u shpreh se kjo është një masë për të parandaluar vjedhjen e votave.

Vjedhje jo vetëm e mandatit të anëtarit të KQZ, por ndaj pavarësisë funksionale të institucionit suprem që ushtron zgjedhjet. Të gjithë ata që e kanë çuar nëpërmend se mund të manipulojnë zgjedhjet, se me votën e qytetarëve mund të bëjnë çfarë të duan, ne sot u deklarojme se afirmojmë vullnetin tonë për ta kthyer sistemin vendor të denjë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, votën e qytetarëve- tha Tahiri.

Ndësa kreu i këshilltarëve të majtë në Bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi u shpreh se tha se qëllimi është që pushteti vendor ti shërbejë qytetarit.

Ndërsa përfaqësuesi i LSI-së, Shezai Rrokaj, u shpreh se ky vendim erdhi pas votimit në Kuvend të shkarkimit të anëtarit të LSI-së në KQZ, duke thënë se u cënua pavarësia e institucionit.

Ne kemi detyrim ta bëjmë këtë kohezion të majtë, vota nuk cënohet është e garantuar dhe kemi të gjitha mundësitë të garantojmë qytetarët e Shqipërisë, se vota do garantohet dhe nga destinacioni i qytetarit dhe do shkojë për qytetarin. Ne ta shtrijmë kohezionin tonë në pushtetin vendior se aty garantohet vota dhe aty është kontakti me qytetarin dhe aty zgjidhet vota,- tha Rrokaj.

Ndërkohë sot edhe në Bashkinë e Durrësit këshilltarët e LSI-së u bashkuan me PS-së, ndërsa e njëjta gjë ka ndodhur me 5 këshilla komunalë në Korçë.

Ky bashkim pritet të zgjidhë edhe ngërçin në qarkun e Fierit, pasi mësohet se do të kërkohet nocion moebesimi për kreun e Këshillit të Qarkut Artur Sheku. Kjo gjë u tha edhe dja nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Petrit Vasili gjatë një takimi në Fier.

Ne kemi marrë veprimin legjitim dhe politik për të vendosur në vendin e duhur pushtetin vendor në Shqipëri dhe duke nisur pikërisht nga këtu ku jemi në Fier, ku ekziston një problem i vjetër, i mbartur që nga sot do të nisë të marrë zgjidhje. Kjo është një përgjigje e veprimit banditesk të djeshëm, tha Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›