Elbasan, sekuestrohen 2.5 kg lëndë narkotike, arrestohen 2 shtetas
ELBASAN - Seksioni i luftës kundër lëndëve narkotike në Elbasan ka bërë të mundur sekuestrimin e 2.5 kilogramë kanabis sativa, ndërsa janë arrestuar dy shtetas si posedues të saj.
Burime të policisë bëjnë të ditur se “mëngjesin e së mërkurës gjatë një operacioni rutinë në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, kanë ndaluar mjetin tip Fiat Punto, me targë AA 478 CD që drejtohej nga Dervish Rusta, 19 vjeç, me banim në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik të mjetit, uniformat blu gjetën një qese ambalazhi e mbushur me material bimor të thatë që për nga karakteristikat ngjason me lëndën narkotike të llojit kanabis –sativa me një peshë prej 1 kilogram".
Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Gëzim Maloku, 38 vjeç, i cili ishte pasagjer në mjet, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi materiali bimor i paketuar që ngjason me lëndën narkotike të llojit kanabis sativa me peshë prej 1.5 kilogram. Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve", ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. (ata)
(er.nu/BalkanWeb)