Bumçi:Do kandidoj për PD-në e Tiranës

Aldo Bumçi i ftuar në Ora News deklaroi se do jetë kandidat për kryetarin e PD-së për Tiranën. "Jam anëtar i PD-së, jam anëtar i kryesisë së saj, mendoj se kam besim nga PD-ja dhe mund të sjell konstribut në PD-në e Tiranës", u shpreh ai. Sipas Bumçit, duke njohur atë që është arritur deri tani, mund të bëhet shumë më tepër për Tiranën, megjithatë do jetë gara që do tregojë më të mirën. Aldo Bumçi, zëdhënës i grupit parlamentar të PD-së, deklaroi se është keqinterpetuar fakti që ai u ka kërkuar gjyqtarëve që preken nga ligji i dosjeve të dorëhiqen. Sipas tij, kërkohet thjesht zbatimi i vlerave universale, në të cilin bazohet edhe Gjykata e Strasburgut. Lidhur me shqyrimin e ligjit nga Gjykata Kushtetuese, Bumçi u shpreh "Ne nuk jemi kundër shqyrtimit të ligjeve, edhe atë të dosjes, nga Gjykata Kushtetuese ,ne kërkojmë të respektohen parimet bazë të gjyqësorit, pra mos gjykohen çështjet ku ka konflikt interesi. Sipas tij debati nuk është me mazhorancën, por me parimet universale, një gjyqtar nuk mund të gjykojë kur ka konflikt interesi. Zëdhënësi i PD-së theksoi se mazhoranca ka kërkuar konsensus nga opozita që të jenë pjesë e Komisionit të ligjit të dosjeve, por fjala e tyre nuk u mor parasysh. "Uroj që opozita të jetë pjesë e ligjit, nëse ajo nuk pranon, atëherë përfaqësues të shoqërisë civile mund të marrin pjesë duke deklaruar kandidaturat e tyre". Lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 2009-ës, Bumçi deklaroi se në sajë të infrastukturës si kartat e identitetit, regjistri elektronik i gjendjes civile do të mundësojë zgjedhjet ideale për shqiptarët. "Standardet e zgjedhjeve janë çështja më e rëndësishme për ne", shtoi ai. Sfidat kryesore të Komisionit të Ligjeve, sipas tij është shqyrtimi i ligjit për Gjykatën Administrative. Lidhur me kërkesën për kufizimin e idenititetit Bumçi theksoi se është opozita ajo që ka kundërshtuar vazhdimisht, megjithatë zëdhënësi i PD-së shtoi se imuniteti do i hiqet çdo deputeti për të cilin bëhet kërkesë, ashtu siç ka ndodhur deri tani me Fatmir Mediun dhe Lulzim Bashën. "Reforma në drejtësi nuk është një akt, dhe të paktën për këtë kemi pasur edhe konsensusin e opozitës", tha Bumçi.