E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Zgjedhjet test për Shqipërinë drejt BE-së

Shefi i Komisionit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan deklaroi se zgjedhjet parlamentare që pritet të zhvillohen me 28-të qershor, duhet të tregojnë maturitet politik. Gjatë një takimi me investitorë të huaj, Lohan theksoi se zgjedhjet ka rëndësi të veçantë për klimën e biznesit në vend. Sipas tij, edhe stabiliteti politik ka ndikim të rëndësishëm në zhvillimin dhe sigurinë ndaj biznesit. Në emër të KE-së, Lohan theksoi se këto zgjedhje janë test për Shqipërinë dhe për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. "Zgjedhjet e vitit 2009-të do të jenë një test për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet parlamentare janë një pjesë e rëndësishme për politikën shqiptare", nënvizoi Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›