E Diel, 1 Nëntor 2026

Bumçi:Rama, ambalazhi i ri që mbështjell një mesazh të vjetër

Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi në seancën e sotme plenare e cilësoi të kreun e PS-së, Edi Rama si "njeriu-fasadë që nën një ambalazh të ri mbështjell një mesazh të vjetër". "E majta e sotme e Edi Ramës nuk i afrohet as të majtës së '97-s, që ishte shumë më revanshiste. Në atë kohë ajo megjithëse e deformoi dhe degradoi ligjin e lustracionit të miratuar në vitin "95, të paktën sa për sy e faqe e la atë në fuqi. Por sot Edi Rama nuk e arrin dot as këtë standart. Ligji i lustracionit, tha deputeti i PD-së, kërkon që ata që qeverisin këtë vend të emëruar dhe të zgjedhur të mos kenë lidhje me të kaluarën komuniste. Por dhe kaq është shumë për Edi Ramën dhe PS-në. Ata janë kundër këtij morali, edhe pas 18 vjetësh kur e majta pretendon për një politikë të re, ajo nuk arrin dot të hedhë këtë hap minimal", tha Bumçi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›