Balla:Qeveria po saboton integrimin në BE

Qeveria po saboton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu u shpreh Deputeti i Partisë Socialiste Taulant Balla në seancën e sotme plenare. Sipas Ballës Bashkimi Europian me anë të deklaratës së djeshme kundërshtoi drejtpërsëdrejti qeverinë për ligjin e dosjeve. Balla gjithashtu shtoi se kjo deklaratë ishte një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare. Në fjalimin e tij Balla shtoi se konsullatat janë kthyer në burim korrupsioni ku diplomatë nuk janë larguar nga detyra por janë dërguar nëpër konsullata të tjera. Balla shtoi gjithashtu se faqja e internetit të kuvendit është kthyer në një faqe personale e kryetares së parlamentit ku botohen foto me kongresmenë që në të vërtetë nuk kanë qenë kurrë të tillë.