Besa shkeli kontratat e ndërkombëtarëve duke dhënë megafajde

>Sa herë ka shkelur Besa kufirin maksimal prej 20 mijë dollarësh për kredi
Fondacioni i palicensuar Fondi Besa në të gjithë aktivitetin e tij financiar kriminal jo vetëm që ka dhënë kredi të paligjshme, por edhe thyer vetë normat e lejuara të vlerës financiare të kredive që ka dhënë duke thyer rekord në shkeljen e çdo ligji të mundshëm në të gjithë aktivitetin e vet. Sipas të gjitha të dhënave të mbledhura nga gazeta Sot rezulton se Fondacioni Besa i cili ka përfituar përjashtime nga taksat dhe financime të Qeverisë Shqiptare dhe të institucioneve ndërkombëtare për të mbështetur zhvillimin ekonomik, vetëpunësimin dhe reduktimin e varfërisë, ka shkelur edhe vetë standartet e kontraktuara për vlerën financiare të vetë mikrokredive që i janë ofruar qytetarëve shqiptarë nga ndërkombëtarët dhe Shteti Shqiptar.
Sipas detyrimeve që ka pasur Fondacioni Besa që në fillimet e veta ku i janë përcaktuar qartë limitet e vlerës financiare të mikrokredive që duhet tI ofrojë biznesit shqiptar, rezulton se një numër i papërcaktuar kredish (dokumentacionin e disa prej të cilave e disponon Gazeta Sot) kapin shifra mbi vlerën e lejuar nga vetë donatorët dhe Shteti Shqiptar. Gazeta Sot disponin të dhëna mbi kredi që ka dhënë Fondacioni jofitimprurës Fondi Besa në vlera 60 milionë deri edhe 100 milionë lekë (të vjetra), me norma të larta interesi unike në Shqipëri si 24%-27% në vit për shumë vjet me radhë duke e bërë rastin e kredidhënies së Besës si një rast tipik usurai (fajdeje) që dënohet në të gjithë legjislacionin europian sidomos në vendet në të cilat Besa ka marrë hua nëpërmjet shtetit shqiptar.
Në vite Besa ka rritur vazhdimisht vlerën financiare të kredive duke i tejkaluar vazhdimisht limitet e lejuara në mënyrë ta paligjshme por problemi qëndron se Fondacioni Besa duke vepruar si organizatë e pavarur nuk ka pasur një sistem elektronik të dhënash të besueshëm për të garantuar lënien e gjurmëve të pakthyeshme mbi sasinë reale të kredive dhe të transaksioneve financiare pasi edhe sistemi elektronik për një kohë të gjatë është mbajtur në excel, një softëare krejtësisht i papërshtatshëm në kreditime për të garantuar transparencë mbi gjurmë të pakthyeshme dhe shpejtësi në proçesin e mbikqyrjes dhe auditimeve të mundshme. Gazeta Sot do të publikojë vazhdimisht fakte që inkrimonojnë rëndë veprimtarinë e paligjshme të 3 Besave të Soros që po kryejnë pastrimin e origjinës së parave publike për të shëndoshur bizneset e Soros në Shqipëri nën mbrojtjen e veçantë të kumbarit të Besave Fullani dhe rrjetit sorosian të Tiranës (I cili për këtë qëllim dhe është krijuar dhe fuqizuar me paratë e ndërkombëtarëve).
Sipas dokumentit të Bankës Botërore MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT TË NDËRMARRJEVE, i publikuar në 29 qershor 2007 nga Departamenti i Financës dhe Zhvillimit të Sektorit Privat, Rajoni i Evropës dhe i Azisë Qendrore, në faqen 23 çitohet: Fondacioni BESA ende ka statusin e një organizate joqeveritare1 dhe, prandaj as nuk është liçensuar, as nuk mbikëqyret.. Sipas kësaj të dhëne Fondacioni Besa ka operuar në tregun e mikrokreditit pa liçensë por mbi të gjitha pa mbikqyrje duke e bërë atë një rast të papreçedent dhe absurd pasi ajo ka pasur lirinë të kryejë çdo aktivitet në liri dhe në shkelje të plotë të të gjithë legjislacionit shqiptar.
Një nga elementet më tipikë të shkeljes së rregullave të kreditimit ka qenë pikërisht edhe shkelja e marëveshjeve të Fondacionit Besa me Qeverinë Shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që e kanë financuar në vite në fushën e mikrokreditit.
Një nga elementet kryesore të shkeljes ka qenë kapërcimi në vite i limiteve të përcaktuara për vlerën e kredisë të cilat në vitet 1999 2004 në bazë të kushteve të Qeverisë Shqiptare, Bankës Botërore, Qeverisë Japoneze, Qeverisë Zvicerane nuk duhet të kapërcenin vlerën e 500.000 lekëve për kredi të cilat duhet të shlyeshin nga kreditorët në periudha të shkurtëra kohe në mënyrë që vlera e kthimit në total të ishte favorizuese për biznesin e vogël në mënyrë që ai të ndihmohej.
Po ti referohemi të njëjtit raport të Bankës Botërore rezulton se vlera financiare maksimale që Besa ka patur të drejtë të japë kredi është 20 mijë dollarë.
Në faqen 24 të këtij raporti për Fondacioni Besa thuhet:
Huatë, zakonisht, kanë një normë interesi prej 2 % në muaj d.m.th. 27 % në vit plus tarifën aplikimi prej 13 %. Huatë mund të jenë deri 20.000 dollarë amerikanë, por, aktualisht, mesatarja është 4.600 dollarë amerikanë (nga 3.700 dollarë amerikanë në vitin 2004). Huatë kanë një afat maksimal maturimi prej 36 muajsh dhe kanë për qëllim të financojnë investimet. Huatë, zakonisht, janë të kolateralizuara në 150 %, të paktën 80 % prej të cilave duhet të jenë pasuri të paluajtshme.
Siç rezulton nga kjo e dhënë zyrtare e Bankës Botërore ka një mospërputhje reale midis shifrave të Bankës Botërore (si një ndër mbështetësit kryesorë të Fondacionit Besa) dhe vetë vlerës reale të kredive që i ka dhënë Besa kredimarrësve të vet. Siç rezulton nga këto të dhëna Besa ka shkelur të gjithë kushtet e kontratave që ka me shtetin dhe institucionet ndërkombëtare duke dhënë kredi në vlerë shumë herë më të mëdha se sa limiti prej 20 mijë dollarësh dhe për më tepër ato janë dhënë në afate maturimi edhe 60 mujore çka i ka bërë interesat e tyre, interesa tipike fajdeje dhe aspak ndihmuese, përkundrazi ato kanë shërbyer për të thelluar problemet ekonomike të kredimarrësve.
Ndërkohë që në vetë dokumentat e Soros në Neë York përcaktohet vlera maksimale e një kredie prej 37 mijë dollarësh dhe kjo është një shkelje dhe falsifikim më shumë.
Besa në kushtet e mungesës së mbikqyrjes dhe lirisë së madhe që i kanë garantuar në konflikt të pastër interesi dy Guvernatorët e Bankës së Shqipërisë në vite, ka shkelur vazhdimisht detyrimet duke u pozicionuar në tregun e mikrokreditit në shkelje të plotë të rregullave të konkurencës së ndershme duke dhënë kredi në vlera të mëdha financiare duke e kthyer kështu Besën nga një Fondacion Mikrokrediti në një lloj banke të paligjshme që jep kredi me vlera të mëdha financiare.
Siç rezulton nga të dhënat e Gazetës Sot, arroganca e shkeljes së ligjit ka arritur deri në atë pikë sa në 2008, janë dorëzuar në Gjykatën e Tiranës padi për Urdhëra të paligjshëm Ekzekutivë për kredi 30 milionë edhe 45 milionë lekë ( të vjetra) që siç rezulton qartë janë mbi vlerën e lejuar të dhënies së një kredie. Sipas vendimit të paligjshëm të Gjykatës së Tiranës në dt 9 Tetor 2008, në çështjen civile me nr. 2489, klienti K.N. kishte përfituar një kredi nga Besa me vlerë 45 milionë lekë. Po ashtu në vendimin e dt. 17.03.2008 në çështjen civile me nr. 661 rezulton se Se midis kërkuesit Fondi BESA dhe kredimarrësit R.Xh. është lidhur kontrata e kredise me nr. 428 rep. nr. 225 kol. Datë 14.04.2006, me vlerë 3.000.000 lekë, me interes 24 % në vit, për një periudhë 60 muaj.
Këto shifra tregojnë qartë se çdo veprimtari e Fondacionit Besa është një veprimtari e paligjshme duke shkelur rëndë edhe marëveshjet ndërkombëtare dhe duke ndërhyrë haptaz në tregun e kredive bankare.
Kushtet pse Besa duhej të jepte minikredi ashtu siç bëjnë edhe institucionet e tjera të mikrokreditit ka të bëjë pikërisht me një nga praktikat kryesore të institucioneve ndërkombëtare për të ndihmuar luftën kundër varfërisë nëpërmjet nikrokredive të vogla. Kjo është arsyeja pse janë motivuar nga shteti edhe shumë lehtësi fiskale por edhe vetë përzgjedhja e një fondacioni nga shtetet dhe institucionet ndërkombëtare për tu mbështetur me paratë e taksapaguesve të tyre. Tejkalimi i vlerës maksimale financiare të kredive nuk është gjë tjetër vetëm një lojë tipike sorosiane e ndërtimit të institucionit të fajdesë në shkelje tëplotë të ligjeve në emër të retorikave kundër varfërisë.