BE,reagon për ligjin e dosjeve

Një ditë para se të hyjë në fuqi ligji për hapjen e dosjeve Bashkimi Evropian kritikon këtë draft lustracioni për të tretën herë. Pas dy deklaratave publike të sekretarit të Këshillit të Evropës Tarry Davis kundër vullnetit të maxhorancës për të zbatuar ligjin e lustracionit, bashkësia evropiane ka reaguar nëpërmjet Çekisë e cila ka presidencën e radhës në BE. Në një deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian i kushton një rëndësi të madhe dialogut politik përgjatë spektrit politik. Ky është një nga kriteret politike me rendësi thelbësore për pranimin në BE. Gjithashtu në këtë deklaratë thuhet se BE-ja, në të njëjtën mënyrë, i kushton një rëndësi të madhe një gjygjësori të mirë-funksionues dhe politikisht të pavarur. Ligji i ri "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve" ngre shqetesime në lidhje me disa aspekte si mbi procedurën, ashtu edhe mbi përmbajtjen. Në këtë kontekst, Bashkimi Evropian do takohet me Qeverinë, që të bëjë të qartë pozicionin e BE-së shprehet në këtë deklaratë