Identiteti i ri me figurën e Skënderbeut
Shqiptarët tani e tutje do të identifikohen kudo në botë me figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me vendim qeverie, në dokumentet e reja të identifikimit të qytetarëve shqiptarë do të shtypet figura e Skënderbeut. Ky vendim u bë i ditur dje nga Kryeministri Sali Berisha, pikërisht në kulmin e debatit vendas dhe të huaj për origjinën e heroit tonë kombëtar. Sipas tij, kjo figurë ka mbajtur gjallë shpirtin e shqiptarëve, ndaj figura e tij është më e përshtatshmja për identifikimin e ri të shqiptarëve. Kryeministri Berisha, në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave, vuri në dukje se Skënderbeu ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë shqiptarët më shumë se kushdo tjetër drejt Evropës. Kryeministri Berisha informoi se kjo dizenjo do të ketë figurën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Duke e vlerësuar këtë figurë si përfaqësuesen më dinjitoze të kombit shqiptar, Kryeministri theksoi se ky simbol është gjetja e duhur për t’u vendosur në dokumentet e reja, sipas standardeve evropiane, të shqiptarëve. “Dua të veçoj në këtë mbledhje vendimin për miratimin e dizenjos së dokumenteve të identitetit, letërnjoftimeve dhe pasaportave. Skënderbeu është ai që i ka frymëzuar dhe frymëzon më shumë se kushdo tjetër shqiptarët drejt Evropës. Nuk mund të ketë personalitet tjetër që të ketë mbajtur shpirtin e një kombi, siç ka mbajtur ai gjallë shpirtin e kombit shqiptar”, - tha z. Berisha. “Në tërësinë e tij, - shtoi Kryeministri, - ai përbën sipas të gjithë historianëve rastin më të pashembullt. Ai pati shtet, kur të tjerët nuk kishin shtet, kur shtetet e rajonit kishin rënë njëri pas tjetrit. Bizanti vetë ishte shembur. Kështu që kam shumë kënaqësi të vendosim sot, të kemi në dokumentet e reja, dokumentet që na bashkojnë, të standardeve evropiane, Skënderbeun në çdo faqe të tyre”, - theksoi Kryeministri Sali Berisha
Tregtia e Rulit kalon tek ministria e Bashës
Ministrisë së Punëve të Jashtme së Lulzim Bashës i shtohet edhe “tregtia” e ministrisë së Genc Rulit. Ky vendim do të ndërmerret përmes një ligji të ri që po përgatit qeveria për fuqizimin e diplomacisë shqiptare së cilës do t’i bashkëngjitet dhe tregtia e jashtme. Kryeministri Sali Berisha paralajmëroi në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave shkëputjen e sektorit të tregtisë nga Ministria e Ekonomisë tek ajo e Jashtme, çka pritet të realizohet në rast të një mandati të dytë të demokratëve në qeverisje. Në shtator të 2005-s, sapo demokratët morën pushtetin, Kryeministri Berisha minimizoi numrin e ministrive, duke i shkrirë ato në disa të tjera. Qëllimi ishte për një qeverisje më të vogël. Por këtë radhë, synohet që t’i shkëputet Ministrisë së Ekonomisë dhe Tregtisë kjo e fundit për t’ia kaluar pikërisht Ministrisë së Punëve të Jashtme