E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumçi : Rama vazhdoneksperimentet me qendrën

TIRANë - Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Tiranës, Aldo Bumçi, akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, për paaftësi dhe mungesë vizioni në drejtimin e bashkisë së kryeqytetit, si dhe mungesën e respektit ndaj qytetarëve të Tiranës.

"Kryetari i bashkisë, në vend që të çbllokojë sheshin, siç do të bënte çdo njeri i përgjegjshëm, vazhdon eksperimentet e tij ndaj kryeqytetit dhe qytetarëve, duke bllokuar herë njërin aks rrugor dhe herë aksin tjetër", tha Bumçi gjatë një prononcimi për mediat.

Duke bërë përgjegjës kryetarin e bashkisë për situatën e krijuar në trafikun e kryeqytetit, pas fillimit të punimeve në sheshin "Skënderbej", Bumçi vuri në dukje se "gjatë gjithë ditës së sotme, në një pjesë të mirë të rrugëve të kryeqytetit, drejtuesve të automjeteve u është dashur që për minuta të tëra të qendrojnë të bllokuar në trafik, pa mundur të lëvizin në drejtimet e tyre, pa folur këtu për ata që kanë nevojë për urgjencën, zjarrfikësin, si dhe shërbime të tjera".

Bumçi akuzoi gjithashtu kryetarin e Bashkisë se për dhjetë vjet që është në krye të këtij institucioni, ka ndërtuar vetëm një unazë, ndërkohë që, sipas tij, duhet të kishte ndërtuar katër të tilla, kjo edhe për faktin se është trefishuar numri i popullsisë dhe është rritur numri i makinave.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›