Propozimi, Tafaj:Arsimi privat merrfonde nga shteti
TIRANA- Ministria e Arsimit synon të financojë edhe arsimin e lartë privat me fondet e buxhetit të shtetit. është kjo skema më e re e propozuar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë mbledhjes së sotme të konferencës së rektorëve. Aplikimi i një skeme të tillë, tha Tafaj, ka për qëllim të ulë diferencën mes pagesave të studentëve në arsimin publik dhe atë privat.
Sipas kësaj skeme, fondet e buxhetit të shtetit do t’u shkojnë drejtpërdrejt studentëve përmes kuponit të edukimit. Ky kupon ka një shumë të caktuar, ndërkohë që janë universitetet publike dhe private që përcaktojnë diferencën që duhet të paguajë studenti.
Sistemi i kuponave, sipas ministrit Tafaj, u jep studentëve lirinë e zgjedhjes, duke u siguruar atyre të drejta të barabarta. Nga ana tjetër, ky sistem e bën arsimin e lartë më të shumëllojshëm, u përgjigjet kërkesave të studentëve dhe kërkesave të tregut të punës. Po ashtu, sistemi bazuar në parimin paraja ndjek studentin u siguron mundësi të barabarta studentëve për shkollim.
Ky parim rrit ndjeshëm autonominë e institucioneve përmes një qeverisjeje më të mirë, bazuar edhe në planet e zhvillimit strategjik, vlerësoi Tafaj, duke shtuar se parimi kryesor në përdorimin e sistemit të kuponave është se ai nxit konkurrencë më të madhe midis ofruesve të shërbimit arsimor, përmes politikave mbështetëse drejtpërdrejt nga konsumatorët se sa nga shteti.
(m.a/balkanWeb)