E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihapet porti iShëngjinit, udhëtimii parë më 26 qershor

SHENGJIN- Sezoni turistik dhe rritja e fluksit të pushuesve përfshirë dhe emigrantët të cilët vijnë nga shtete të ndryshme ka bërë që autoritetet portuale të venë sërish në funksion portin e Shëngjinit.

Burime nga ky port bëjnë të ditur se më 26 qershor linja e tragetit Shëngjin –Bari do të rivihet në funksion të udhëtarëve nga Italia në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas, duke lehtësuar punën edhe në potet e tjera të vendit.

E konsideruar si porta hyrëse në veri të Shqipërisë, një vit më parë porti i Shëngjinit u kthye në pritës të emigrantëve që kishin zgjedhur vendlindjen për të kaluar pushimet. Por vetëm pak ditë përpara ndërrimit të viteve u ndërpre linja e udhëtarëve dhe deri më sot nuk është vënë në funksion.

Ndërkohë , falë një fondi prej 26 milionë lekësh të reja janë kryer përmirësime në infrastrukturën portuale.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›