E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Tirana kampionnë pikëpamjen e gjelbërimit

TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama vizitoi sot ambientet e reja të Drejtorisë së Taksave dhe tarifave vendore, Policisë Bashkiake dhe Inspektoriati Ndërtimor të cilat së shpejti do të ushtrojnë funksionet e tyre administrative në ambientet e reja tek ish uzina mekanike.
Sipas Ramës, kjo ndërtesë do ti ofrojë qytetarëve të Tiranës mundësi shërbimi ashtu sic e meritojnë, cilësore sipas standardeve europiane.

“Ky është një hop i madh përpara jo thjesht në kalimin tek një ndërtesë e këtyre standardeve por në kalimin tek një shërbim i standardeve të larta europiane edhe përmes një mënyrë tërësisht të re të kompjuterizuar të shërbimit për sipërmarrjen kryeqytetase, e cila duhet të jetë krenare sepse me kontributet e saj është transformuar tërësisht Tirana. Sot kemi një qytet që në pikëpamjen e gjelbërimit është kampion në Shqipëri, që në pikëpamje të kërkesës ndaj vetes dhe të ambicies për progres, është kampion në Shqipëri ” theksoi Rama.

Qytetarëve do tu ofrohen shërbime në 20 sportele, si dhe do të ketë 35 zyra të reja. Salla e pritjes është mjedisi kryesor e konceptuar si domosdoshmëri e një procesi administrativ ku primar është komunikimi me publikun.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›