PS, Dade: Berishapo zvarrit procesine liberalizimit
TIRANë- Partia Socialiste nëpërmjet deputetes Arta Dade ka rikonfirmuar sot se "hapja e kutive dhe transparenca e zgjedhjeve janë kërkesa legjitime, të bazuara në Kushtetutë, që e nxjerrin Shqipërinë nga zgjedhjet që nuk plotësojnë standardet, ndërsa garantojnë që zgjedhjet e ardhshme të jenë konform tyre". Sipas Dades i vetmi përgjegjës që po zvarrit procesin e liberalizimit të vizave është kryeministri Berisha.
Ndërsa theksoi se përpjekjet e ndërkombëtarëve për të kontribuar në zgjidhjen e krizës u përballën me kokëfortësinë e maxhorancës qeverisëse.
"Tashmë të gjithë shqiptarët dhe faktori ndërkombëtar e kanë plotësisht të qartë se Sali Berisha ka frikë nga transparenca e zgjedhjeve, gjë që e bën atë të zvarrisë edhe vetë procesin e liberalizimit të vizave", tha ajo, duke shtuar se PS dhe opozita e bashkuar do të vazhdojnë betejën për kauzën e transparencës.
(m.a/BalkanWeb)