Hetohet përkorrupsion ishpunonjësja e hipotekës
TIRANË- Drejtoria Kundër Krimit Financiar në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po hetojnë për korrupsion pasiv një ish punonjëse të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.
Shtetësja Vilma Nesturi 46-vjec “i ka kërkuar dhe më pas i ka marrë shumën prej 10 000 euro një qytetari për ta pajisur me certifikatë pronësie, për një pronë, në të cilën do të ndërtohej një kompleks banimi, duke përshpejtuar procedurat dhe duke shkelur dispozitat ligjore, të cilat normojnë punën në institucionin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, - thuhet në deklaratën e policisë.
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për ish-punonjësen.
(m.a/BalkanWeb)