Berisha: Dhuna në familje, serioze, duhet ndëshkuar
TIRANETIRANE-Kryeministri shqiptar Sali Berisha deklaroi sot se dhuna në familje është një problem serioz ndaj të cilës duhet të luftojnë institucionet por dhe vetë opinioni shoqëror. I ftuar në Konferencën ”Ne mund të ndalojmë dhunën në familje”, kreu i qeverisë bëri apel për më shumë punë dhe më shumë qëndrim ndëshkues, si shoqëror ashtu dhe zyrtar ndaj këtij fenomeni i cili ka në bazë diskriminimin shekullor gjinor.
“ Dhuna në familje është shumë problematike. Përqindra e saj në raport me krimin tjetër është shumë e lartë dhe e papranueshme. Dhuna në familje nuk ka marrë përgjigjen e duhur shoqërore dhe zyrtare. Nuk kemi një opiniontë fuqishëm shoqëror kundër saj. Nuk kemi një promovim të qëndrimit të prerë të shoqërisë kundër saj. Nuk kemi ligje për dënimin më të rreptë të dhunës.” deklaroi Berisha.
Ndërsa ka shmangur akuzat direkte të artikuluara fort kohët e fundit ndaj rivalit të tij politik, Edi Rama, Berisha ka deklaruar se shoqëria duhet të përbuzë modelet e dhunës familjare dhe bashkëshortes në familje duhet ti jepet personaliteti i duhur.
“Është e domosdoshme që cështjen e dhunës në familje ta bëjmë të madhe të mos kemi ndrojtje. Dhuna ka në bazë një diskriminim shekullor, gjinor. Bashkëshorja nuk është as sllave as plackë, por një personalitet kryesor i familjes.”
Me shpresën se kjo konferencë do të shërbejë për të nisur një kapitull të ri të luftës për ndëshkimin e dhunës kryeministri bëri apel që institucionet të përforcojnë qëndrimin e dhunës në familje.
(s.g/BalkanWeb)