Bumçi: Edi Rama ka lënë në mëshirë të fatit 130 nxënës
Aldo Bumçi kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike për Tiranën njëkohësisht dhe deputet i grupit parlamentar demokrat, ka akuzuar ditën e djeshme kryetarin Bashkisë së Tiranës Edi Ramën, se ka lëne jashtë vëmendjes fatin e 130 nxënësve te shkollës Isa Boletini në Kamëz.
Bumçi deklaroi se dy kontingjente nxënësish po zhvillojnë mësim në një ambient privat, pasi shkolla e rikonstruktuar nga Bashkia nuk ka hapësirën për zhvillimin e mësimit për këta nxënës. Por mbi të gjitha këto, Bashkia e Tiranës nuk ka marrë mundimin as për të paguar qiranë prej 32 mijë lekësh të reja në muaj për ambientet ku po zhvillojnë mësimin aktualisht këta nxënës, shtoi ndër të tjera Bumçi. Sipas tij edhe pse shkolla është rikonstruktuar dhe pse aktualisht mësimi po zhvillohet me dy turne ambientet nuk janë të mjaftueshme për 130 nxënësit e klasës së nëntë të shkollës Isa Boletini. Buxheti i Bashkisë së Tiranës kap vlerën e 70 milion eurove, ndërsa Bashkia e Tiranës nuk paguan dot qiranë prej vetëm 320 mijë lekësh të vjetra në muaj,që këta nxënës të zhvillojnë mësimin normalisht. Pra për Edi Ramën dhe Bashkinë që ai drejton, 130 fëmijët e Kamzës ngelen në mëshirë të fatit. Kjo do të thotë se këta fëmijë nuk kanë më ambiente se ku ta zhvillojnë mësimin, tha në përfundim të fjalës së tij kreu i demokratëve të Tiranës Aldo Bumçi.