Bumci: Edi Rama ,po perpiqet te pengoje levizjen e lire te shqiptareve ne BE
Edi Rama po perpiqet me cdo kusht te bllokoje levizjen e lire te qytetareve shqiptare ne vendet e Bashkimit Evropian. Ky ishte qendrimi qe shprehu dje Partia Demokratike ne kuader te protestes se sotme te opozites ne sheshin "Skenderbej" ne kryeqytet. Zedhenesi i grupit parlamentar te PD-se, Aldo Bumci deklaroi dje ne nje deklarate per shtyp se protestat e opozites lidheshin me bllokimin e levizjes se lire te qytetareve shqiptare. "Edi Rama po shperndan trakte per te organizuar protesten antivize ne nje vend i cili ka ne kujtesen e tij izolimin me te thelle ne regjimin antikomunist, ne nje kohe qe 1/4 e popullsise shqiptare jeton ne vendet e BE. Edi Rama eshte angazhuar ne nje fushate intensive kunder heqjes se vizave dhe organizimi i protestave eshte ne kuader te kesaj beteje", deklaroi deputeti i PD-se, Aldo Bumci. Sipas tij, Rama dhe deputetet socialiste qe e ndjekin ne kete proteste, jane te pajisur me pasaporta diplomatike dhe e kane te siguruar levizjen e lire. Sipas Bumcin, nga keto protesta dhe nga bojkoti i opozites, demtohen vetem qytetaret e thjeshte shqiptare. "Edi Rama me kryenecesi dhe ne menyre te pashpirt, po perpiqet me cdo kusht te pengoje heqjen e vizave, per qytetaret shqiptare kur ai dhe koleget e tij levizin me pasaporta diplomatike. Protesta e tij kunder heqjes se vizave eshte nje proteste qe bie ne kundershtim me shpresat dhe endrrat e cdo qytetari shqiptar" tha Bumci per mediat. Ne menyre te herepashershme perfaqesuesit e mazhorances i kane bere thirrje opozites per te ndaluar bojkotin parlamentar dhe per t'u kthyer ne Kuvend.