E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Camet, mbeshtetje buxhetit te vitit 2010, qeveria realiste

Partia per Drejtesi dhe Unitet e kryesuar nga Shpetim Idrizi, mbeshtet qeverine ne projektbuxhetin per vitin 2010. Gjate diskutimit ne Kuvend, Idrizi, tha se PDU e cameve, pershendet politiken e rritjes se pagave dhe pensioneve si dhe vleresoi qeverine se eshte treguar realiste ne parashikimin e te ardhurave dhe shpenzimeve.

"Ky projekt-buxhet, duhej shoqeruar me paketen fiskale si garanci per zbatimin e tij. Kjo qeveri, duhet te kete ne fokusin e punes se saj permiresimin e klimes me biznesin, aq me shume e domosdoshme kjo, ne bllokimin nga politika te Gjykates Administrative", sugjeroi Idrizi, duke deklaruar voten pro te dy deputeteve te PDU per projektbuxhetin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›