E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bumci: Fletet e votimit, KQZ te zbatoje ligjin Rozeta Rapushi

Partia Demokratike po ben te qarte gjithnje e me shume faktin se nuk terhiqet nga qendrimi se kutite e votimit nuk mund te hapen dhe se per transparencen e zgjedhjeve, do te zbatohet vetem ligji. Deputeti i PS-se, Aldo Bumci, tha dje se vetem opozita eshte ajo qe po bllokon ne menyre te vazhdueshme zgjidhjen e ngercit politik. Veprim qe sipas tij eshte i qellimshem nga ana e socialisteve. "Qendrimet e institucioneve nderkombetare jane te qarta mbi kete ceshtje, transparence kerkohet vetem ne zbatim te ligjit dhe Kushtetutes. Ndaj zgjidhja e ngercit, mund te behet vetem nepermjet kanaleve ligjore dhe atyre kushtetuese", u shpreh Bumci. Sipas tij, gjate tere ketyre muajve, opozita e ka treguar dhe deshmuar gjithnje se nuk kerkon zgjidhje, perkundrazi kerkon ta bllokoje sa me shume, pasi nuk konsumoi asnje prej instrumenteve ligjore, qe do t'i hapnin rrugen procesit te transparences zgjedhore. Madje, deputeti Bumci, e quajti kete qendrim ne vijimesi te kreut socialist, Edi Rama, si nje manover per te shmangur vemendjen nga zgjedhjet lokale te vitit 2011, ashtu sic veproi kohe me pare, duke shmangur ballafaqimin e tij publik per probleme te Tiranes. Duke kritikuar punen e bere deri me sot nga Rama, Bumci tha se "ai nuk eshte i denje per nje rikandidim te mundshem ne bashkine e Tiranes, pasi nuk ka bere asgje per kryeqytetin". Nga ana tjeter, duke komentuar punen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, qe nga shtatori do te nise me pergatitjen e zgjedhjeve te pushtetit lokal, qe do te mbahen ne pranveren e ardhshme, Bumci theksoi se ky institucion duhet te zbatoje ligjet, per sa i perket fleteve te votimit. "Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nuk i mbetet vecse te zbatoje ligjin, duke ju referuar nenit 178 te Kodit, qe flet per djegie te fleteve te votimit, ashtu sic edhe percaktohet konkretisht ne Kodin Zgjedhor", tha Bumci. Deri me sot, KQZ ka bere te qarte se kutite do te boshatisen nga materialet, pra fletet e votimit, me afrimin e dates se zgjedhjeve, qe Presidenti pritet ta dekretoje brenda 8 shtatorit. Pas kesaj date, i takon KQZ-se qe te percaktoje se si do te veproje me fletet e votimit, nderkohe qe kreu i ketij institucioni, Arben Ristani, eshte shprehur se fletet do te digjen ne baze te ligjit, Kodit Zgjedhor. Deri me sot sipas tij, nuk eshte vepruar per shkak te debateve politike dhe situates se tensionuar, por ne rastin e domosdoshmerise se boshatisjes se kutive, per ti bere ato gati per zgjedhjet e ardhshme, fletet do te digjen.

Afati per KQZ
"Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nuk i mbetet vecse te zbatoje ligjin, duke ju referuar nenit 178 te Kodit, qe flet per djegie te fleteve te votimit, ashtu sic edhe percaktohet konkretisht ne Kodin Zgjedhor", tha Bumci. Deri me sot, KQZ ka bere te qarte se kutite do te boshatisen nga materialet, pra fletet e votimit, me afrimin e dates se zgjedhjeve, qe Presidenti pritet ta dekretoje brenda 8 shatorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›