Dade: Materialet zgjedhore, hetimi pa djegur fletet Qamil Xhani
Partia Socialiste ka hedhur ne procesin e negociatave nje tjeter propozim qe ka te beje me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Behet fjale per hetimin e materialeve zgjedhore duke mos perfshire ne kete proces kutite e fleteve te votimit, por me kusht qe ato te mos digjen. Propozimi eshte bere nga Sekretarja per Marredheniet Nderkombetare ne Partine Socialiste, Arta Dade, e cila ka deklaruar se Komisioni mund te ngrihet fillimisht duke u ndalur vetem ne ceshtjet qe kane te bejne me procesin ne teresi. Dade propozon se vetem ne rastet kur hetimi i materialeve zgjedhore do te krijoje bindjen se ka pasur probleme me kutite e votimit do te hapen dhe keto te fundit. Por per te arritur ne kete pike, opozita kerkon nga mazhoranca qe te mos zbatoje nenin e Kodit Zgjedhor qe flet per djegien e fleteve te votimit. "Ne jemi te gatshem ne momentin me te pare te krijojme Komisionin Hetimor, sipas parametrave qe kerkohen tashme dhe nga rezoluta e Parlamentit Evropian dhe sigurisht pa hequr dore nga transparenca e procesit zgjedhor, absolutisht duke hetuar materialet zgjedhore. Ne rastet kur ka probleme me materialet zgjedhore, atehere del e domosdoshme qe te shkohet deri te kutite e votimit", u shpreh dje Arta Dade. Deputetja e Partise Socialiste u shpreh se varianti i hetimit te materialeve, duke mos djegur kutite e fleteve te votimit eshte nje variant qe ka dhe mbeshtetjen e nderkombetareve. Sipas saj kjo ide eshte shprehur ne menyre te qarte dhe ne rezoluten e Parlamentit Evropian. Sekretarja e Partise Socialiste ka qene e prere ne qendrimin e saj duke e prezantuar kete dhe si nje leshim te fundit nga ana e opozite. Krahas ketij tolerimi ne lidhje me hetimin, Dade ka permendur dhe opsionin e hershem te opozites per vazhdimin e presionit ndaj qeverise. Ajo ka theksuar se nese mazhoranca nuk arrin te jap nje pergjigje konkrete per kete ceshtje dhe nuk merr vendimin per ngritjen e komisionit hetimor, opozita do t'i rikthehet rruges se protesta edhe betejes se ashper ne Kuvend. "Ky eshte opsioni i fundit pertej te cilit neve nuk kemi sesi te levizim. Sigurisht qe opozites i mbetet, ne kushtet e ngushtimit te gjithe hapesires ligjore, protesta, por pa hequr dore dhe nga gjithe metodat e tjera te sic eshte beteja ne Parlament" u shpreh ne nje interviste televizive deputetja e Partise Socialiste Arta Dade. Ky qendrim i Partise Socialiste duket se eshte dhe varianti i fundit i diskutuar ne negociatat me kryetareve te grupeve parlamentare te dy forcave kryesore Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci.
178
Neni
I Kodit Zgjedhor ku eshte perqendruar debati i dy forcave kryesore politike. Mazhoranca deklaron se ky nen nuk perfshin ne shprehjen materiale zgjedhore kutite e votimit. Ndersa opozita shprehet se ky nen nuk e pengon hetimin e plote te zgjedhjeve duke qene se transparenca eshte e garantuar nga Kushtetuta.